“Berishës mund t’i vendoset arrest shtëpiak”, Gjikondi: Të luajë domino me dhëndrin. S’ka besim te askush, përveç vajzës së tij

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristja Brizida Gjikondi thotë se më në fund, ish kryeministri Sali Berisha po trajtohet si të gjithë shtetasit në Shqipëri dhe do të përballet me drejtësinë, duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për arrestimin e tij.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berishës mund t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe ironizoi me faktin se do të luajë domino me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili po e vuan këtë masë.

Sipas Gjikondit, Berisha nuk ka besim te askush, përveç vajzës së tij, Argita Malltezi.

“Më në fund do të thoja. Berisha po trajtohet si të gjithë shtetasit shqiptarë. Unë kam aktin ligjor drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Prokurorët Kraja dhe Millonai kanë bërë detyrën. Berisha nuk ka respektuar vendimin e gjykatës shqiptare duke injoruar paraqitjen e tij pranë oficerit të policisë ligjore, kur një shtetas nuk i bindet vendimit të gjykatës, prokuroria ka të drejtë të bëjë rikategorizim të kësaj mase. Arrest shtëpie, të luajë domino me dhëndrin e tij. Jo vetëm për moshën. Për mendimin tim, dhëndri i tij nuk duhej liruar. Për Berishën, mendoj që nuk është kjo vepra penale që duhet të përgjigjet para shqiptarëve. Sigurisht ka abuzuar, por ka vepra shumë më të frikshme, me jetën e shqiptarëve. Do doja që Berisha, nëse do të procedohej në burg, të ishte për ’97, 21 janarin, për vrasjet në Tropojë.

Ai është një qënie dinake, gjatë gjithë kohës ka qenë dinak. E çon goditjen deri në fund, jo se është trim, por mat pulsin. Tani që druan burgun, bën sikur lehtëson procedurat e parlamentit. Nuk besoj se është nga ata trima që do të shkonte në burg dhe do e përballonte burgun. Atij i intereson që të dalë si hero nga politika, ka shumë gjëra për të fshehur.

Nuk ka besë më te askush, vetëm te vajza e tij. Bashkë me vajzën dhe familjen e tij kanë biznese. Ajo e di që siç ka bashkëshortin, ka edhe babain”, theksoi ajo./abcnews.al

Zjarr Tv Ad