Dosja për koncesionin e sterilizimit, ish-ministri 10 orë në SPAK! Beqaj: Sugjerova hetime shtesë, KLSH më auditoi, s’më thirri kurrë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I lënë nën masën e detyrimit me paraqitje për dyshimet se ka konsumuar elementët e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës, Ilir Beqja sërish ka mbërritur në SPAK mëngjesin e djeshëm.

Mirëpo ai qëndroi gjatë brenda godinës së hetimeve të Posaçme, duke dëshmuar pasi doli se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. Ai tregoi para kamerave se përveç se ka dëshmuar për çfarë është pyetur, gjithashtu ka bërë edhe sugjerime për hetuesit e çështjes për të cilën edhe po hetohet.

DËSHMIA

Me një sërë dosjesh me vete ish-ministri i Shëndetësisë, Ilri Beqaj, është paraqitur mëngjesin e djeshëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme që nga ora 09:00 për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e Sterilizimit. Pas rreth 9 orësh që ai ka qëndruar brenda godinës, ish-kreu i dikasterit të Shëndetësisë ka dalë nga SPAK duke deklaruar se ka dhënë sqarime si person nën hetim në lidhje me dosjen për sterilizimin. Ai shtoi se ka sugjeruar veprime hetimore shtesë mbi një raport auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ishministri theksoi se veprimtaria e tij është audituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nuk janë evidentuar shkelje. “Përveç përgjigjeve me avokatin tim, kërkuam që të kryhen veprime të tjera hetimore shtese në gjykimin tim. Në dosje ka disa referenca të akteve të KLSH, akte që janë vënë në dispozicion pjesërisht, janë audituar edhe veprimet e mia por gjatë kohës që është kryer auditimi nuk kam qenë ministër dhe nuk jam thirrur ndonjëherë nga audituesit”, – tha Beqaj. “Që nga data 20 nëntor unë jam person nën hetim për çështjen e njohur tashmë të sterilizimit dhe e kam deklaruar edhe më parë që jam në dispozicion të këtyre hetimeve. Patën një seancë pyetjesh me OPGJ.

Jam përgjigjur pyetjeve me interes nga hetuesit kryesisht për ato gjëra që jam pyetur edhe më parë në korrik të 2022 në cilësinë e personit që kam dijeni për ngjarjen. Përveç përgjigjeve me avokatin tim, kërkuam që të kryhen veprime të tjera hetimore shtese në gjykimin tim. Në dosje ka disa referenca të akteve të KLSH-së”

AKUZA NDAJ ISHMINISTRIT

Beqaj është me masë sigurie “detyrim paraqitje”, në lidhje me këtë koncesion nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ish-ministri i Shëndetësisë pas seancës në Gjykatën e Posaçme më 20 nëntor, e para pas caktimit të masës detyrim paraqitje, u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi. Ai u ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncesion 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore. Deri tani nga hetimi i SPAK, Ilir Beqaj, është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

Zjarr Tv Ad