“Besimplotë se largohem nga Shqipëria në prag të çeljes së negociatave”, Soreca: I sigurt se pasardhësi im do të bashkëpunojë me forcat politike

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ai ka theksuar se Reforma në drejtësi ka pasur progres, dhe se sot falë progresit,  flitet për konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje:-Dy objektivat kryesore kanë qenë integrimi i Shqipërisë në BE dhe reforma në drejtësi. Asnjë përparim në integrimin e Shqipërisë, por asnjë provë të prekshme në drejtësi, si ju bëjnë të ndiheni?

Soreca: Kur arrita në Shqipëri dhe kur fillova punën time ndoshta e mbani mend që ishte e nevojshme që Shqipëria të përmbushte disa kritere, kërkesa që kishin të bënin me sundimin e ligjit, kundër korruksjonit . Shqipëria bëri përparimet e duhura në këtë fushë dhe për këtë arsye në 24 Mars të 2020 këshilli europian mori vendimin e duhur për Shqipërinë, pra që ishte vendimi për ketë çështje dhe për të gjithë procesin e çeljes së negociatave dhe natyrisht që Shqipëria të bëhej shtet anëtar. Vitin e shkuar në Qershor ishte sërish Këshilli Europian që vendosi që Shqipëria kishte bërë të gjitha hapat e duhur dhe të gjitha këto që nuk kishin ndodhur në vitin 2018.

Unë jam besimplotë që po largohem nga Shqipëria në prag të çeljes së negociatave mundësisht në Qershor. Reforma në drejtësi ka patur progres në një mënyrë të atillë sa tashmë ne flasim për konsolidimin e institucioneve të drejtësisë. Unë e njoh gjyqësorin, kjo dhe për shkak të punës sime të mëparshme dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Gjërat po ecin kemi institucione të drejtësisë, puna tashmë po bëhet procesi i vetingut do vazhdojë dhe vetëm 2 ditë më parë kemi patur emërimin e gjyqtarit tjetër në gjykatën kushtetuese. Gjërat po ecin, nuk janë si më parë.

Zjarr Tv Ad