Besimtarët myslimanë bëhen gati për muajin e shenjtë të Ramazanit: Çfarë e prish agjërimin dhe KALENDARI

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Besimtarët myslimanë bëhen gati për muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë radhazi në mbarë botën, myslimanët nisin ritualin e agjërimit në shenjë përuljeje ndaj Zotit.

Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.

Besimtarët myslimanë do të fillojnë agjërimin e tyre duke nisur nga mëngjesi i ditës së nesërme.

Muaji asgjërues për besimtarët mysliman është shprehi besimi ndaj Allahut, humanizmi dhe ndjeshmëria ndja njerëzve në nevojë duke mbartur në vetvete sakrificën me shmangien e ushqimit dhe ujit nga orët e para të mëngjesit deri në perëndimin e diellit.

Agjërimi i Ramazanit është bërë obligim në muajin Shaban, viti i dytë hixhri, nëpërmjet ajetit 183 të sures Bekare, ku thuhet: “O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij në praktikë, mbi të gjitha, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë, në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime bashkëshortore.

Çfarë e prish agjërimin?

Marredheniet intime bashkëshortore nga agimi deri në perëndim të diellit. Ngrënia, pirja apo përdorimi i ilaçeve. Pirja e duhanit, thithja me qëllim e tymrave, avujve, etj. Përtypja e çamçakëzit. Hyrja në trup e diçkaje nga goja, hunda, veshi, etj. Dalja e gjakut nga goja dhe gëlltitja e tij.

Zjarr Tv Ad