“Besoj që ambasadorit pasardhës s’do ia nxini më jetën si Luigit”- Balla i përgjigjet Tabakut, deputetja e PD zbulon debatet me Sorecën: Ndiej keqardhje se…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian ka zhvilluar sot mbledhjen në të cilën ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca do të jetë për herë të fundit, për shkak të detyrës së re që ka marrë.

Bashkëkryetare e këshillit kombëtar, Jorida Tabaku ka zbuluar se mes saj dhe ambasadorit ka pasur debate për mënyrën se si qeveria e bën punën.

“Në emër të opozitës falenderoj komisionin për mbështetjen e pakufishme ekonomike që ka dhënë për Shqipërinë edhe atëherë kur ndoshta nuk i kemi plotësuar të gjitha kriteret, duke e mbyllur edhe një sy pozitivisht.

Shpresoj që standartin e vendosur nga ambasadori Luigi Soreca ta kenë dhe pasardhësit e tij.

Ndiej keqardhje se nuk do kem ato debatet pothuajse të përditshme me ambasadorin Soreca për atë që bën keq qeveria e atë që duhet të bëjë më mirë qeveria, por dhe një avokat shumë i mirë i kujtdo që beson se integrimi në radhë të parë i përket qytetarëve e e jo forcave politike”, tha Tabaku.

Në mbyllje të fjalës së saj, Tabaku tha “ia jap fjalën zotit Balla që mezi po pret të kundërshtojë këto që thashë unë”.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS, u përgjigj:

“Kam hequr dorë nga kundërshtimet ndaj jush se mendoj që dhe ju sot patët një moment reflektimi, besoj që ambasadori pasardhës s’do ia nxini më jetën si ia paskeni nxirë jetën Luigit, e mirë është që ne debatet me njëri tjetrin t’i bëjmë në shqip e kur flasim në anglisht të flasim të gjithë mirë për Shqipërinë”.

Zjarr Tv Ad