“Beteja do jetë shumë e fortë”/ Roland Qafoku tregon bashkinë që do “përplasë” PS – PD në zgjedhje

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Roland Qafoku ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit në disa nga bashkitë më të mëdha.

Qafoku tha në Euronews Albania se në këto zgjedhje beteja do të jetë më e fortë në Elbasan.
Përsa i përket Tiranës dhe Durrësit, sipas tij i merr Partia Socialiste, ndërsa Shkodrën e merr Partia Demokratike.

“Perceptimi im dhe ato që ne dimë dhe kemi për situatën që ndodh në dy kampet e mëdha politike, PS është absolutisht e avantazhuar dhe kjo nuk është pak që të mendosh se për rrjedhojë fiton sepse mjafton të marrim disa bashki të mëdha.

Ne e kishim një parantezë në 6 mars, kështu që e dimë. Në Shkodër nuk fiton PS, nuk ka diskutim, por PS fiton në Tiranë, fiton në Durrës. Beteja do jetë shumë e fortë në Elbasan.

PD ka një kandidat shumë të fortë atje dhe mendoj që po themi stalingradi i betejës elektorale nuk do jetë më Tirana, por Elbasani”, theksoi gazetari.

Zjarr Tv Ad