Një ditë pasi morën mandatin e deputetit nga KQZ, 4 deputetët në listat e LSI janë betuar sot në seancën e Parlamentit. Deputetët që betuan sot janë Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushi dhe Enver Roshi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Rrushi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari. Po kështu KQZ i ka dhënë mandatin dhe Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.
Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos. Ylli Shehu përfaqësues i qarkut Tiranë zëvendëson Floida Kërpaçin.
Maxhoranca duket se ka mirëpritur katër deputetët e rinj të opozitës, ndërsa ka duartrokitur pas betimit të tyre.