Rama s’kursen thumbat ndaj opozitës rrugës për në Itali: Për të mbrojtur Shqipërinë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi mbajti fjalën në seancën e sotme parlamentare, ku informoi se do largohej pasi do udhëtonte drejt Italisë, Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer thumbat as gjatë rrugës për në shtetin fqinj.

Ai thotë se do shkojë për të mbrojtur Shqipërinë pas dëmtimit të imazhit nga protestat e opozitës.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cenimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. Shqipëria që duam deri në fund”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad