Në vijim të operacionit të koduar “Vol-Vo 4” gjatë së cilës u shkatërrua një grup i përfshirë në tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun dhe Kunes në Shëngjin, është vënë në prangat e policisë së Lezhës një person i shpallur në kërkim.
Shtetasi me iniciale E.Gj, 32-vjeç ishte banues në Lezhë, ndërsa ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve dhe “Shpërdorim i tokës”.
32-vjeçari, dyshohet të jetë i implikuar në grupin e strukturuar kriminal, në fushën e krimit ekonomik.
Në këtë operacion u kapën edhe dy ish-deputetët socialist, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Operacioni “Vol-Vo 4”, u shtri gjithashtu edhe në 12 qytete nga Hasi në Sarandë ku u goditën anëtarët nga katër grupe të skeduara kriminale në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.