Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Moti i keq dhe rrufeja, ka shkaktuar një tragjedi për dy fermerët, burrë e grua Agimi dhe Dule Dogani. Në fshatin Kallm i Madh, njësia Mbrostar Ura, u është shkaktuar minimalisht 10 milionë lekë dëme, ndërkohë që flakët nuk kanë përfunduar derisa gjithçka është djegur plotësisht siç duket edhe nga video.
Eshtë e paqartë nëse familjarëve u ka shpëtuar gjëja e gjallë, nëse kanë qenë për kullosje jashtë apo brenda në vendin që është djegur.
Por nga shifra prej 10 milionë lekësh, besohet se kanë qenë brenda në vendin e tyre të qëndrimit.
Deputeti i Fierit Petro Koçi apelon për ndihmë nga Emergjencat Civile për dëmin e madh që i është shkaktuar kësaj familejeje.