Bie zjarr në kampin e emigrantëve ku po qendrojnë 13 mijë persona

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr ka shkatërruar kampin më të madh të emigrantëve në Greqi, objektin e mbipopulluar Moria në ishullin e Lesbos.

Migrantët po evakuoheshin, ndërkohë që nuk pati raportime për vitktima pasi ndërhynë forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

Ende nuk është e qartë shkaku i zjarrit. Erërat e forta kanë ndezur dy zjarre diku tjetër në ishull.
Në kampin Moria qendrojnë të paktën 13,000 njerëz, më shumë se katër herë sa numri që mund të mbajë zyrtarisht.

Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos thuhet se i tha radios lokale se kampi ishte “shkatërruar plotësisht”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mbajë një takim urgjent mbi zjarrin në 09:30 me kohën lokale.

Zjarr Tv Ad