“Big Brother Vip”, përplasja, Donaldi ofendon Arditin: S’të vjen zor, lë një femër ashtu, je i shpifur

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë javë banorët e “Big Brother VIP Albania”, do të duhen të realizojnë një trap dhe nëpërmjet tij të transportojnë mallra të ndryshëm, nga njëra anë e pishinës tek ana tjetër si provë javore.

Provën që u ishte ngarkuar nga vëllai i madh, e kanë konsideruar të lehtë, por që në fillesat e saj janë përfshirë në debate të ashpra. Banorët të revoltuar kanë diskutuar me Arditin, pasi ky i fundit nuk po kontribuonte në realizimin e trapit sipas tyre. Debatin më të ashpër ai e pati me Donaldin, i cili nuk ia kurseu disa ofendime.

Të të vij zor se punonin vajzat dhe jo ti. Të lësh një femër që të punojë dhe ty s’të vjen zor?! Turp të të vijë nga vetja! Je njeri që vetëm ankohesh kot”,- i tha Donaldi atij me tone të ashpra. Nga ana tjetër, Arditi u shpreh se kjo nuk është punë që ka lidhje me gjininë, por punë në grupe.

Situata u acarua edhe më tej me Donaldin, që iu drejtua Arditit duke i thënë: “Ti je i shpifur. Je i shpifur dhe s’e ke problem fare. Ik shihu në pasqyrë. Ndaj dole dje se të duan njerëzit. Të shpëtoi fati”, i tha Donaldi Arditit.

Fifi nga ana tjetër, zgjodhi që t’i dilte në krah mikut të saj, duke ua bërë të qartë banorëve se gabimi ishte i tyre, që nuk e përfshinë Arditin gjatë kësaj loje.

Ky di si të bëjë trap sepse jeton afër liqenit. Nuk e dëgjoi askush. Nuk e kuptoj pse i jeni sulur këtij…”,- u shpreh Fifi.

Zjarr Tv Ad