Bijtë e Shkodrës në diasporë krijojnë shoqatën më të re Shqiptaro-Amerikane “Rozafa”

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diaspora Shqiptaro-Amerikane ka tashmë shoqatën më të re Shqiptaro-Amerikane “Rozafa”.

Kur dëgjon emrin e kësaj shoqate në mendje na vjen kështjella ku është murosur Rozafa, mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës.

Shkodra, ky qytet që ka nxjerrë disa prej emrava më të mëdhenj të artit dhe kulturës e jo vetëm, si: Marin Barleti, Marin Beçikemi, Kolë Idromeno, At Gjergj Fisha, Ndre Mjeda, teolog, Mikel Kodheli, Luigj Gurakuqi, Karl Gurakuqi, Mikel Koliqi, Zef Pllumi, Millosh Gjergj Nikolla, Simon Gjoni, Cesk Zadeja, Tinka Kurti, Zef Jubani, Filip Shiroka etj., ka bijtë e saj jashtë kufijve.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Rozafa” ka si qëllim kontributin ndaj qytetit të Shkodrës dhe rrethinat e saj për përmirësimin e gjendjes ekonomiko-sociale.

Nismëtar i shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Rozafa” është aktivisti i shquar, Presidenti i Organizatës “Rrënjët Shqiptare”, ish kandidat për keshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut z. Marko Kepi me origjinë nga Shkodra.

Bordi i zgjedhur përbëhet nga këta veta:

Eddie Drishti – President

Gjilberta Lucaj Cohen-Zv. Presidente

Ilsi Ademi – Sekretar

Metin Timi Mlloja- Arkëtar

Kozeta Turishta -Bordi Këshillimor

Myzafere Alija- Bordi Këshillimor

Bujar Ademovi – Bordi Këshillimor

Eno Kepi- Përfaqësues

Z. Eddie Drishti, Kryetar i kësaj shoqate, officer policie për 23 vjet ne Neë Jersey, Amerike pohoi se ai ka vizion dhe jam i sigurtë se shoqata do të eci përpara bashkë me Bordin e përkushtuar.

Nuk ka munguar edhe mbështetja e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia i cili e përshëndeti këtë nismë.

Gjilbarta Lucaj shprehet se është e rëndësishme gjithashtu të mbajmë gjallë gjuhën dhe kulturën nëpërmjet aktiviteteve.

Zjarr Tv Ad