Seksi dhe alkooli janë përmendur shpesh si të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, aq shpesh sa alkooli mendohet se nxit dëshirat seksuale.
Hulumtimi, i cili u prezantua në konferencën e Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmikologjisë në Vjenë, tregon se birra ka efekt mbi zgjimin seksual tek burrat.
Ja 4 efekte që jep birrat tek burrat:
1.Vonon orgazmën tek meshkujt
Birra përmban një përbërës që është vërtetuar se bën që meshkujt të zgjasin më shumë gjatë marrëdhënies. Bëhet fjalë për fitoestrogjenin, që mbush me energji trupin dhe vonon orgazmën.
2.Rritje e qëndrueshmërisë dhe një zemër më e shëndetshme
Një studim italian thotë se meshkujt që konsumojnë birrë çdo ditë kanë më shumë rezistencë sesa ata që nuk e preferojnë atë. Një gotë në ditë ul me 31% rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose infarkteve. Kjo do të thotë se do të keni një zemër të shëndetshme.
3.Nuk keni pse të shqetësoheni për stomakun gjatë seksit
Ata që pinë birrë të zezë nuk kanë pse shqetësohen për stomakun gjatë seksit sepse kjo birrë përmban vitaminë B që ndihmon sistemin tretës. Kjo do të thotë se nuk do të ndiheni të ngathët me partneren.
Në fund, qershia mbi tortë: është krijuar një birrë vetëm për rritjen e performancës në shtrat dhe quhet “50 Shades of Green”.