Bisedimet me presidentin serb në Bruksel, ambasadori i Kosovës ndan foto me Albin Kurtin

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka publikuar fotografi bashkë me kryeministrin Albin Kurti. “Gati për takimet”, ka shkruar Bajrami në fotografitë me shefin e qeverisë, në pritje të bisedimeve me presidentin serb.

Kryeministri Kurti do të takohet sot në ora 17:00 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ndërkaq nesër, Kurti do të takohet me presidentin serb Vuçiç në kuadër të dialogut me Serbinë.

Më herët, me shefin e NATO-s është takuar dhe Aleksandër Vuçiç. Ky takim do të ndërmjetësohet nga Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe Emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Zjarr Tv Ad