Bislimi: Gjobat për targa të paligjshme do të jenë 150 euro

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha se është vendosur që të mos fillohet menjëherë me masat lidhur me marrëveshjen e targave por që procesi të zhvillohet me faza.

“Nga e marta deri më 21 nëntor qytetarët që kanë targa të paligjshme do të marrin paralajmërim, më pas policia do të duhet të shkruajë gjoba sipas ligjit. Me sa di unë gjobat do të jenë 150 euro dhe qytetarët do të marrin udhëzime si të ndërrohen targat ilegale. Kjo do të zgjasë deri më 21 janar, kur do t’u jepen targa të përkohshme”, ka thënë Bislimi duke folur përmes videolidhjes në Konferencën e Sigurisë në Beograd, shkruan Euronews Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se vendimi për ndërrimin e targave mbetet në fuqi, por me ndryshime që nënkuptojnë se aplikimi i plotë i targave RKS do të fillojë pas datës 21 prill të vitit të ardhshëm.

Zjarr Tv Ad