“Ky është analfabet. Sillni dikë që di të lexojë”, “ju kriminelët i bëni drejtorë”/ Zbardhet debati i ashpër, Naço mbron Ardi Veliun: Shikoni CV, ka mbaruar shkollën jashtë

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita ka refuzuar të dëgjojë relatimin e buxhetit për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore nga drejtori i saj, Ardi Veliu, duke e konsideruar atë analfabet që nuk di shkrim dhe lexim e duhet t’i jepet një abetare për të mësuar. Prezantimi i projektbubexhtit për vitin 2023 në komisionin e sigurisë u zhvillua me debate të forta.

Përpara se opozita të braktisë seancën pasi maxhoranca i mohoi të drejtën e pyetjeve për Ardi Veliun për ngjarjet e fundit kriminale, ku ajo e akuzon për manipulim të tyre.

Deputeti Ervin Salianji kërkoi shtyrjen e mbledhjes pasi sipas tij, Ardi Veliu nuk mund të prezantojë buxhet pasi nuk di shkrim dhe lexim, duke ironizuar letrën e dorëheqjes së këtij të fundit nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit, në të cilën kishte shumë gabime drejtshkrimore.

“Mirë për të shkruar dhe lexuar t’i japim një Abetare drejtuesit që keni sjellë këtu se nuk di, por edhe këto që na sillni janë paçavure. Komentet i mbajmë ne, ju duhet të keni fyerje së pari që kur ju vjen një drejtues me këto letra pranoni dhe rrini me kokë ulur. Të fillojë mbledhja për manipulimet e ngjarjeve kriminale.

Sillni dikë tjetër që di të lexojë, di të shkruajë dhe di të relatojë buxhet. Ky është analfabet, më keq se ç’ka pasur letrën e dorëheqjes. Këtu keni sjellë një dokument analfabetësh. Shtyheni mbledhjen e komisionit, thërrisni një përfaqësues tjetër nga ministria të na shpjegoje. Këtu çfarë nuk ka ndodhur, kanë vdekur njerëz”, tha Salianji.

I të njëjtit mendim ishte edhe kolegu i tij, Flamur Noka.

“Pa u bërë disa orë nga vrasja e Lear Kurti, ky zotëri vrapoi të manipulojë ngjarjen dhe të shpallë kriminel të vdekurin. Standardi juaj është që kriminelët ti bëni drejtorë dhe krimi të jetë në pushtet. Refuzojmë të pranojnë një kriminel me uniformë, ta pranojmë si titullar dhe të na raportojë në emër të ligjit”, tha Noka.

MAXHORANCA

Teksa opozita largohej nga seanca, kryetari i Komisionit, Nasip Naço, i cilësoi ofendime në adresë të kreut të AMP deklarimet e deputetëve demokratë, ndërsa e mori në mbrojtje Veliun për etiketimet si analfabet, duke thënë se ai ka përfunduar studimet jashtë vendit.

“Mbajini këto për në datën 12 kur të jetë protesta. Sa për Abetaren merreni cv, formimin dhe arsimin që ka mbaruar shkollën jashtë. Ju lutem, t’i përmbahemi rendit të ditës. Ju nuk mund të fyeni të ftuarin. Ju ftoj të ruajmë qetësinë. Unë e dija që vetëm në kohën e Enverit të vinin epitet si kriminel. Faleminderit
z. Veliu për qetësinë olimpike”, tha Naço.

Pas largimit të deputetëve nga mbledhja e komisionit, seanca duhet të mbyllej për shkak të mungesës së kuorumit, por ajo vazhdoi.

Kreu i AMP, Ardi Veliu, teksa paraqiti projektbuxhetin e vitit 2023 tha se janë parashikuar rritje të financimeve në organikë, paga infrastrukturë dhe sistemet teknologjike.

“Agjencia e Mbikëqyrjes policore është një reformim të thellë. Buxheti i vitit 2023 ka përmirësim të madh. Nga 198 milionë për paga për personelin në vitin 2022 në 265 milionë lekë për vitin 2023, me një rritje prej 67 milionë lekësh. Për mallra dhe shpenzime nga 43 milionë në 2022 në 63 milionë lekë në 2023. Nga 157 në 2022 në 170 punonjës në 2023. Kemi një 4- fishim të investimeve krahasuar me 2022. Do bëhet një investim rrënjësor në IT për sa u përket programeve dhe mirëmbajtjes së këtyre rrjeteve duke marrë shkak edhe nga sulmet kibernetike të ndodhura kohët e fundit. Do të ketë investime për blerjen e teknologjisë bashkëkohore që do përdoret”, tha Veliu.

Zjarr Tv Ad