Partia e Lirisë mban sot Konventën Kombëtare, miratohet programi politik dhe ndryshimet statutore

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë do të mbajë sot Konventën Kombëtare ku do të miratohen disa ndryshime statutore, programin politik të Partisë së Lirisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar

Përmes një postimi në Tik Tok, kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, i rrethuar nga të rinj, deklaroi se në konventën që do të mbahet ditën e nesërme do të diskutohet dhe merren vendime të rëndësishme për vendin.

“Nesër do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad