Bizneset pa shitje, dyqanet me pakicë me bilanc zero javën e parë pas rihapjes

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Java e parë pas rihapjes shënoi një bilanc thuajse zero për dyqanet e pakicës. Dy pronare butiqesh thonë se në një javë njëra shiti vetëm një këmishë dhe tjetar dy palë këpucë. Rënie kanë edhe furrat e bukës.

Prej 1 jave, subjektet e tregtimit me pakicë kanë ringritur qepenët, duke ofruar shërbim nga ora 9 deri në 17.30.

Por dyndjet e qytetarëve në rrugë, duket se janë për shëtitje, pasi bizneset flasin për zero fitime.

Bukuri Sallaku tregton veshje me pakicë, por rrëfen se në 1 javë ka shitur vetëm një këmishë.

“Çtë themi? Rri shiko, deri në orën 1 ka lëvizje nga njerëzit pastaj asnjë gjë. Në një javë kemi shitur vetëm një këmishë.”

E njëjta situatë, edhe në dyqanin e këpucëve të Aurora Shehajt.

“Për të mos thënë fare. Kërkesat kanë qenë të pakta. Në një javë kam shitur dy palë këpucë”.  

Më optimiste shfaqet shitësja e luleve, Anjeda Dervishi, e cila shprehet se pavarsisht përgjysmimit të kërkesës, sërish blerje ka patur.

“Ekziston ajo dëshira për të bërë një dhuratë sidomos lulja që mbetet një dhuratë perfekte”.

Në të njëjtën gjendje janë dhe furrat e bukës, pasi pandemia ka rritur vigjilencën e qytetarëve ndaj produkteve që konsumojnë.

“Janë paksa të frikësuar në këtë pjesë ndaj janë të detyruar të gatuajnë vetë”.

Nëse situata do të vijojë e tillë, këto biznese rrrezikojnë falimentin, pasi edhe paga e luftës nuk mbulon shpenzimet.

Zjarr Tv Ad