Bledi Çuçi në Komisionin e Ligjeve: Do të hetohet edhe Garda e Republikës

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka qenë i pranishëm gjatë mbledhjes së ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve, sa i përket prezantimit të projektligjit për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), strukturë e cila heton Policinë e Shtetit.

Duke nisur që nga miratimi i këtij propoizmi struktura e re, do të quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe do të ketë kompetenca dhe detyra të reja.

Subjekte që do të hetohen nga agjencia do të jenë edhe Garda e Republikës edhe Shërbimi Zjarrfikës. Por Policia e Shtetit ngelet edhe struktura më e madhe, dhe me impaktin më të madh në radhët e komunitetit.

Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë do të bëhet nga Kryeministri, shkruan newsbomb.al. Ministri Çuçi tha se një risi tjetër e këtij projektligji është kalimi i tij në një strukturë civile, pra “zhveshja” nga gradat.

Kjo synon ta bëjë agjencinë më të pranueshme në funksion të mbikëqyrjes, më të paanshme, më transparente dhe objektive në perceptimin e publikut dhe jo vetëm.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA. Konkretisht, Agjencia ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

 

Zjarr Tv Ad