Bledi Çuçi përgëzon Policinë e Tiranës: Prangosët në kohë rekord autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, përgëzon strukturat e Policisë së kryeqytetit, për arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë, shtetasit Arsen Muskurti. Për shkak të një konflikti për pronën, Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën në rrugën “Islam Alla”.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”, shkruan ministri.

Dritan Muskurti raportohet se kohë më parë kishte kërkuar mbrojtje në Polici, pasi i frikësohej një sulmi nga i vëllai, autori i sotëm Arsen Muskurti. Kjo frikë e viktimës së sotme duket se nuk ishte pa bazë, pasi nga një vëzhgim në rrjetet sociale shihet se palët e kishin paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale.

Autori, Arsen Muskurti që njihet dhe me emrin Hamza, bënte shkrime të ndryshe kundër vëllait të kunatës. Në një prej këtyre shënimeve, ai shkruan “Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.”

Zjarr Tv Ad