Bledi Çuçi: Policia shqiptare lë pas vende si; Anglia, Franca, Holanda dhe Spanja…

0
567
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri Brendshëm Bledi Çuçi, është shprehur se; Policia e Shtetit, ka lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, apo Franca, duke e nënkuptuar që, s’është shumë më pak e politizuar se strukturat e këtyre vendeve.

Gjithashtu, Çuçi u shpreh se; siguria e qytetarëve është rritur, krahasuar me atë të vitit 2013-të, ku ndër të tjera tha se sot, njerëzit nuk kanë frikë të ecin vetëm në rrugë, madje edhe atëherë kur bie mbrëmja.

Sipas Ministrit Çuçi, në vitin 2013-të, para se Partia Socialiste të merrte pushtetin, 74% e qytetarëve, kanë menduar se; policia do të pranonte që të devijonte nga detyra që u është besuar, ndërsa sot, e mendojnë vetëm 54%, një gjë të tillë.

“Komunikimin e parë si ministër i Brendshëm me publikun ta bëj e ta paraqisja personalisht këtë barometër, rezultate të sondazhit për arsye se si gjithë shqiptaret, unë në këtë pozicion dhe si anëtar i qeverisë ndihem shumë mirë që perceptimi për punën e bërë nga policia që prej 2013 e deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv. Do e shohim bashkarisht kur të kalojmë rezultatet kryesore të sondazhit por ndihem mirë për këtë komunikim të policisë me publikun e ndryshim rrënjësor të perceptimit të punës. Sondazhi vjen në një moment specifik se javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme nga një rast krejt i veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë por nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish apo personazhesh publikë që s’lënë rast pa bërë përgjegjëse punën e policisë dhe qeverisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë përpara ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë. Falenderoj paraardhësit e mi që prej vitit 2013 e këto rezultate i dedikohet dhe punës së tyre të palodhur që kanë bërë këto vite për të ndryshuar perceptimin e publikut për policinë. Policia e shtetit është sot shumë më tepër apolitike, jo e varur, shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën, e shef me shumë më tepër respekt punën e policisë, që prej 2013,”- u shpreh Ministri  Çuçi.

Zjarr Tv Ad