Lulzim Basha: Është e domosdoshme që ta bëjmë rregull, që askush të mos kërkojë mbi 2 mandate…

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha,  ka zhvilluar një bashkëbisedim me një grup të rinjsh, që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet, në Universitetet jashtë vendit.

Basha, në fjalën e tij, ka bërë përgjegjëse qeverinë, për largimin e të rinjve nga vendi, ndërsa ka theksuar se; dy mandate janë të mjaftueshme, në mënyrë që të realizohen të gjitha projektet e programit.

Gjithashtu kreu i demokratëve tha se; potenciali numër 1 mbetet rinia shqiptare, ndërsa ndryshimi, mund të vijë nëpërmjet tyre.

“Krijohet një kulturë e frenimit të inciativës dhe favorizimit të një grushti njerëzish. Shqipëria ka ardhur në këtë pikë. Nuk ka më asnjë hapësirë për korrigjim, duhet thjeshtë një rindërtim, mbi bazat dhe parimet që ju i njihni, konkurrencë e drejtë, barazi para ligjit. Ky është objektivi numër një i programit tonë. Objektivi i dytë, kthimi i Shqipërisë në një vend konkurrues në rajon. Edhe unë kam qenë në pozitat tuaja. Kam qenë student jashtë, kam parë ndryshimin. Kam qenë 1 000 % i bindur se edhe Shqipëria mund të ecte para me hapat e duhur. Kur ke motivim dhe bën punë ashtu siç duhet gjërat ecin përpara. Qeveria e ardhshme ka detyrë ta drejtojë këtë ndryshim. Prandaj zotohem, duke pasur si kriter bazë vetëm standarde evropiane.Duhet ta bëjmë rregull që askush të mos kërkojë mbi 2 mandate. Dy mandate janë mjaftueshëm për të realizuar programin, çfarë nuk arrin në tetë vite, nuk e arrin në katër vite më shumë. Ky do të jetë një rregull kushtetues që do ti shërbejë edhe fuqizimit të brezit të ri dhe qarkullimit të elitës”, është shprehur Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad