Bledi Mane nuk humbet kohë, nis direkt sulmet ndaj Luizit!

0
768
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmbjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother Vip u futën 3 banorë të rinj, humoristi shkodran Tan Brahimi, Kejsi Sejdini, vajza e Sabianit dhe gazetari Bledi Mane.

Emri i gazetarit ishte përfolur në rrjet si personi që produksioni kishte përzgjedhur si rivalin që do futej për të goditur Luizin me detaje nga jeta jashtë shtëpisë.

Dhe Bledi Mane nuk i zhgënjeu aspak pritshmëritë e produksionit. Pasi i tregoi Deas se ishte përdorur nga Olta, ai kaloi menjëherë nga objektivi i tij kryesor, Luiz Ejlli.

Teksa Luizi i tregonte dhomën e gjumit, ai menjëherë e ngacmoi gjoja me shaka këngëtarin duke i aluduar se Luizi është një njohës i mirë i basteve, duke shtruar kështu rrugën për sulmin që Bledi Mane pritet t’i bëjë Luizit për problemet që sipas gazetarit ka Luizi me bixhozin.

Gjithashtu Bledi Mane i tha Luizit që ishte frikacak, kishte probleme psikologjike dhe kishte sjellje jo të hijshme me femrat në shtëpi.

Mbrëmë Luizi reagoi me qetësi, por mbetet të shikohet se sa ai do i përballojë provokimet e planifikuara nga jashtë të Bledi Manes.

Zjarr Tv Ad