“Sot turizmi ka pësuar goditje të rëndë”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha gjatë një konferencë për mediat. Më tej ai u shpreh se po falimenton sektori në të cilën shqiptarët kanë investuar gjithçka çfarë kanë pasur. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për ti dhënë përgjigje këtij regjimi.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Keni dëgjuar ndonjë masë të vetme nga qeveria për të mbështetur turizmin? Punëson një çerek milionë qytetarë në sezon. Nuk gjejnë punonjës dhe punëtorë. Ky njeri ka ndërmend të sjellë punëtorë nga Bangladeshi, sepse po i largon të vetët. Ky që blen like nga Bangladeshi, standardet e botës virtuale, po i përdor për botën reale. Ndërhyrja emergjente është e domosdoshme. Duhet indeksim urgjent sepse në këtë mënyrë po falimenton sektori ku shqiptarët kanë investuar pothuajse gjithçka kanë pasur.
Kam këtu foto që janë të frikshme po t’ua tregoj. Turizmi në Shqipëri po pëson një dramë të madhe si shkak i politikave të Edi Ramës. Të gjitha këto kanë vetëm një zgjidhje. Largimin e Edi Ramës dhe ekipit të tij vjedhës. Shtatori po vonon. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do përgatiten për t’i dhënë përgjigjen më të merituar këtij njeriu që nuk respekton, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston. Këto ditë po afrohen. Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar.