“Blini miell këto ditë para se të rritet më shumë se 60%”, eksperti Çoçoli: Në këto pika tregu shqiptar do goditet fort nga konflikti Rusi-Ukrainë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur mbi pasojat e rënda ekonomike që lufta Rusi-Ukrainë pritet të sjellë edhe për Shqipërinë.

Sipas Çoçollit, pasojat ekonomike do të ndihen shumë shpejt edhe për Shqipërinë pasi vendi ynë eksporton pjesën më të madhe të grurit nga Rusia me 47% dhe Ukraina 3.3%. Eksperti bëri thirrje që njerëzit të blinin grurë këto ditë ndërsa çmimi ende nuk ka kapur majat pasi më tej do të jetë shumë më vonë dhe çmimet do të jenë akoma më të larta.

Pyetje: Mendoni se tregu shqiptar do ndikohet së shpejti nga pasojat ekonomike që do sjellë lufta Rusi Ukrainë? Dhe nëse do të jetë ndikim afatmesëm apo afatgjatë?

Çoçoli: Mendoj se Shqipëria do të ndikohet me patjetër nga këto zhvillime dhe ndikimi do të vijë shpejt. Nuk do të jetë afatmesëm për 2 arsye. Pikat në tregjet tona ku do goditemi fort është gruri, pra çmimi i grurit dhe çmimi i miellit dhe karburantet. Këto janë të dy sektorët ku ne jemi më të hapur dhe të ekspozuar. Sepse ne importojmë rreth 93% të grurit dhe të miellit që na duhet. Shqipëria importon nga Rusia saktësisht 47% të nevojave vjetore për grurë dhe nga Ukraina 3.3%. Të dyja së bashku bëjnë më shumë sesa 50%.

Pra gjysmën e grurit ne e marrim nga këto dy vende që tashmë janë në luftë. Por çfarë ndodh ndërkohë sepse nuk mund ta sigurojmë më nga këto vende. Ndërkohë çmimi i grurit deri më tani është rritur me më shumë se 8% në më pak se një javë pas shpërthimit të konfliktit. Por ajo që është edhe më e rëndë është se do rritet çmimi fundor për bukën. Pse? Sepse rezervat e bukës që ne kemi janë për 4-5 javë. Ne mund ta shtyjmë të rezistojmë edhe për pak javë dhe më pas duhet të dorëzohemi. Është mirë të blejmë grurë tani sa më shpejt sepse nesër mund të shkojë shumë më shumë. Mos të harrojmë se Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë.

Zjarr Tv Ad