“Blini miell në këtë moment!”/ Goxhaj: Jemi përballë një teatri, rituali ku Putin është kasapi dhe Ukraina kurbani! Do e vuajmë të gjithë..

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj për ‘Fax News’ ka folur mbi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Sipas Goxhajt, këto sulme ishin të papritura duke marrë parasysh imazhin e Vladimir Putin si një nga liderët botërorë. Ai theksoi sërish se nuk bëhet fjalë për një luftë të mirëfilltë por një lojë teatrale të udhëheqësve të shteteve më të fuqishme për të hequr fokusin e njerëzve nga situata e krijuar prej pandemisë.

Ndër të tjera, avokati u shpreh se kjo situatë e rëndë në Ukrainë do të pasohet me një krizë akoma më të thellë për vendet e tjera europiane dhe ajo që duhet të bëjnë njerëzit tani është të marrin masat.
“Është pjesë e një skenari, është aktor i një filmi. Putin është diskretuar si tiran dhe diktator, një person që po prodhon konfliktin global. Jemi përballë një teatri, rituali ku kemi një kurban që është Ukraina, kasapi është Putin por jo vetëm, gjithë lidershipi global. Do rriten cmimet e ushqimeve bazë, problematika të mëdha në sektorë të ndryshëm.

Blini miell në këtë moment! Jemi përballë një diktature globale ku ndryshojnë ngjyrat dhe flamujt por qëllimi është i njëjtë. Ukraina po e vuan më shumë momentalisht, por do e vuajmë të gjithë nga pak’-u shpreh Goxhaj.

Zjarr Tv Ad