Bllokimi i komisionit nga opozita, Arben Pëllumbi tregon skenarin për Reformën Zgjedhore

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi ka folur në lidhje me komisionin e Reformës Zgjedhore dhe bllokimin e punës nga opozita, pavarësisht se puna po vijon online.

Ai tha se tashmë është kryer rreth 80 përqind e punës së synuar, ndërsa shtoi se; Nëse komisioni nuk arrin rezultatin e dëshiruar, pra një rezultat përfundimtar konsensual, atëherë do veprojë mekanizmi i 84 votave. Pëllumbi ka folur edhe në lidhje me votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e 2025. Ai tha se nëse do të arrihet një konsensus mbi këtë pikë dhe do të sigurohet buxheti përkatës, nuk ka asnjë arsye se përse të mos implementohet.

“Komisioni i reformës zgjedhore ka një jetë të vetën herë dinamike herë me periudha mosmbledhje, por përtej historisë, duhet të shohim ç’po bëjmë me komisionin në periudhën që ka ngelur.

Mazhoranca nuk ka ndërmend të shtyjmë më mandatin e komisionit, Qëndrimi i PS është i qartë pavarësisht kërkesave për produktin e komisionit, jemi aty për të biseduar me njerëzit. Në këtë periudhë është bërë rreth 70-80 përqind e volumit të punës. Ne vijojmë dëgjesat e shoqërinë civile dhe organizatat e interesuara të japin kontributin e tyre. Në fund do mblidhen dhe do bëhet diskutimi politik nëse do kemi një konsensus për të bërë një gjë të tillë. Komisioni është e rëndësishme çfarë produkti do të nxjerrë.

Sot nuk kemi një normalitet në këtë komision. Bashkëkryetari ka një rëndësi simbolike por jo aq sa për të ndaluar daljen e një rezultati.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad