Bllokohen llogaritë e Albcontrol në Eurocontrol, Arben Ahmetaj: Becchetti nuk do marrë kokërr leku…

0
2661
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shteti shqiptar ka nisur pagesat për faturën 110 milionë euro ndaj biznesmenit italian Franccesko Beketi. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Arben Ahmetaj, gënjyen publikisht gjatë fushatës, duke u shprehur se Beketi nuk do të merrte kokërr leku. Por duket se me përfundimin e zgjedhjeve situata ka ndryshuar dhe deri më tani janë paguar afro 4 milion euro.

Nga SYRI TV.

Megjithëse Kryeministri Edi Rama, u premtoi  shqiptarëve gjatë  fushatës se biznesmeni italian Francesko Beketi nuk do të marrë asnjë lekë nga shteti, paratë e taksapaguesve shqiptarë, kanë nisur të derdhen në llogarinë e biznesmenit. Pagesa për gjobën prej 110  milionë eurosh që Gjykata e Arbitrazhit vendosi, pasi Shqipëria humbi gjyqin ka nisur. Bëhet fjalë për paratë e Eurocontrol që duhet të vinin në Albcontrol, por që tashmë konfiskohen rregullisht për llogari të biznesmenit që fitoi gjyqin në arbitrazh.

Llogaria e Albcontrol në Eurocontrol, është e bllokuar dhe prej muajsh të ardhurat që duhet t’i derdheshin Shqipërisë, kalojnë direkt në llogarinë e biznesmenit italian.

Pavarësisht se vendi i Gjykatës së  Arbitrazhit ishte në i formës së prerë dhe detyrues për Shqipërinë, edhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në muajin prill të ketij viti,  jepte  siguri që biznesmeni Italian, nuk do të  marrë asnjë para nga shtetit  shqiptar.

Deri tani,  shuma që i është konfiskuar shtetit shqiptar dhe i ka kaluar  biznesmenit Italian është minimalisht 3 deri në 4 milionë euro, ndërsa llogaria e  Shqipërisë në Eurocontrol, do të qëndrojë e bllokuar derisa Shqipëria t’i shlyejë Beketit gjoben, prej  110 milionë eurosh  e  cila bashkë me interesat, ka shkuar në 120  milionë euro.

Zjarr Tv Ad