Bllokohet Gjykata e Apelit të Tiranës, ‘digjet’ në veting gjyqtarja Maria Qirjazi

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës Maria Qirjazi. Vendimi për të është dhënë paraditen e sotme.

Procesi i vetingut për të u krye nga trupa e KPK-së, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo dhe Roland Ilia.

Maria Qirjazi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës. Prej vitit 2013, Qirjazi e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Me shkarkimin e gjyqtares Maria Qirjazi nga vettingu, bllokohet puna në Gjykatën e Apelit pasi nuk plotësohet kourumi i nevojshëm për mbajtjen e seancave.

Zjarr Tv Ad