I bllokuan pasaportën për abuzimet me pronat, kryebashkiaku i Rrogozhinës: I hapur për hetim

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Rrogozinës, Beqir Nuredini, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Kavajës për ti bllokuar pasaportën. Në një reagim të tij në rrjetet sociale, ai thotë se mbështet hetimet e nisura nga organi i akuzës por nga ana tjetër distancohet nga akuzat e ngritura ndaj tij për abuzime me pronat në bregdet në zonën e Spillesë.“Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicjon të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim”. Nuredini nënvizon se falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. “Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017¬së. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit”. Gjykata ka pranuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg edhe për disa zyrtarë të tjerë të cilët akuzohen se kanë falsifikuar dhe tjetersuar 11 mije m2 tokë shtetërore. Për këtë çështje janë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kavajës, ndërsa një biznesmen është shpallur në kërkim.

Zjarr Tv Ad