Blogerja e makiazhit shndërron veten në Albert Einstein, Taylor Swift,Cristiano Ronaldo

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua kineze është pa dyshim ‘kameleoni’ njerëzor, pasi transformohet në shumë personazhe të famshme, duke përdorur, asgjë tjetër veç makiazhit. He Yuhong, 28vjeç, e cila jeton në qytetin Chongqing, e ka shndërruar veten në personazhe si Johnny Depp, Audrey Hepburn dhe së fundmi si Taylor Swift, falë aftësive të saj të jashtëzakonshme me furçat e makiazhit. Nuk janë vetëm yjet e tanishëm shndërrimet e saj, pasi në punët e shumta të saj janë edhe foto ku ajo shihet si Albert Einstein dhe Audrey Hepburn. Artistja e talentuar ka shkuar shumë larg, duke rikrijuar në fytyrën e saj disa nga portretet më të famshme, përfshirë pikturën e Vermeer, të famshmen “Vajza me vath Perle” dhe Mona Lisa-n e famshme të Da Vinci-t. Në fakt, ishte pikërisht Mona Lisa që nisi çdo gjë, kur ajo mori mijëra klikime gjatë natës. Papritur, transformimi i saj në një Mona Lisa i solli 500 mijë ndjekës në Instagram. Ndjekësit e saj më të zjarrtë i dërgojnë kërkesë për personazhet e njohur që do të donin të shihnin në fytyrën e saj dhe ajo e pranon se i duhen orë të tëra për një transformim.

Ajo tha për CGTN: “Unë mund të bëj një makiazh normal brenda 30 minutash, por për të ‘krijuar një personazh në fytyrën time’ më duhen gjashtë orë ose edhe më shumë. Është njësoj sit ë vizatosh në një letër të bardhë.”

Para se ajo të bëhej e famshme në internet, ajo kishte studion e saj, në të cilën kryente makiazhe për nuset, apo për modelet që do bënin reklama.

Ajo tha për ‘Reuters’se gjatë një muaji shpenzon për makiazhe deri në 10,000 yuan (1.135paundë). Ajo mbështetet nga sponsorët.

Tani artistja po planifikon të shtojë disa karaktere të Disney-t, përfshirë princesha dhe kastin e “Lion King” për krijimet e saj të radhës.

 

Zjarr Tv Ad