Blushi: Betonizimi, zhdukja e gjelbërimit dhe shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, është i vetmi mision dhe vizion i bandës Rama-Veliaj për Tiranën!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Tedi Blushi

Betonizimi, zhdukja e gjelbërimit dhe shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision dhe vizion i bandës Rama-Veliaj për Tiranën!

Zhdukja e Parkut të Liqenit të Farkës, “mushkërisë së dytë të Tiranës” është një tjetër krim që Rilindja i ka bërë kryeqytetit. Një prej zonave më të mrekullueshme dhe më të gjelbërta të Tiranës, e dalluar për trashëgiminë e pasur natyrore, për biodidersitetin dhe peisazhin tërheqës, po shkatërrohet barbarisht.

Një resort gjigand po ndërtohet aty në vend të pemëve dhe “pyllit orbital”.

Shikoni pamjet dhe gjykojeni vetë se çfarë masakre po ndodh 9.6 km nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga nacionale, dhe se çfarë propagandon paturpësisht Erion Veliaj në materialet që vetë i filmon dhe më pas ua servir mediave për një kryeqytet imagjinar të gjelbëruar, që në fakt nuk ekziston!

Ka ardhur koha që Tirana t’i tregojë vendin bandës Rama-Veliaj dhe babëzisë së tyre që nuk ka fund!

Zjarr Tv Ad