Blushi: Vlora e përmbytur nga plehrat si kurrë më parë, rikthimi i opozitës …

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet qyteti i Vlorës. Blushi denoncon përmbytjen me plehra të qytetit turistik, ndërsa akuzon Ramën se kanë bërë vetëm mashtrime.

Denoncimi i Tedi Blushit:

Vlora është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë.

Situata skandaloze në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, rreth 1 km larg Lungomares dhe 4 km larg Bashkisë, është një dëshmi e përçmimit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Qeveria dhe pushteti vendor i “Rilindjes”.

Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente.

Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja.

Rikthimi i pashmangshëm i opozitës në Bashkinë e Vlorës dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/watch/?v=3422508191316758

Zjarr Tv Ad