Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se deri më tani janë realizuar mbi 11 mijë vaksinime në të gjithë vendin.
Ajo ishte e pranishme në ambientet e stadiumit, “Air Albania”, ku po vijon të kryhet vaksinimi i personelit shëndetësor. Manastirliu tha se në dhjetëditëshin e parë të marsit pritet një ngarkesë dozash nga kontrata me Covax.
Më tej ministrja shtoi se prioritetet do të jenë grupet më të rriskuara.
“Vijon vaksinimi i personelit mjekësor të spitaleve universitare dhe mjekë e infermierë të kujdesit parësor, ndërsa janë mbi 11 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin. Shumë shpejt do të mbërrijë sasia tjetër e vaksinave të Pfizer dhe dërgesa e parë nëpërmjet kontratës me COVAX”, u shpreh Manastirliu.