Boçi: Sot dhe ekselenca blihet me para

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një postim në facebook denoncon faktin se si nxënësve ekselentë në arsimin parauniveristar i merren para.

Boçi shkruan se sot në Shqipëri nuk blihen vetëm votat, apo favorët, por sot në vend blihet edhe ekselenca.

Postimi i plotë: 

E TURPSHME!

…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.

Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.

Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani.

Dokumentat e mëposhtëm flasin qartë. (foto)

Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para.

Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash.

Duhet të paguash se ke merita, se mëson, se je shembull

Para 2013, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh.

Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë.

Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!

Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.

Sot dhe Ekselenca blihet me para.

p.s

Mos harroni gjyqin!!!

Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!

 

Zjarr Tv Ad