Bojkotohet stërvitja nga lojtarët e Skënderbeut. Shkaku ka qënë vonesa e dhënies së rrogave, që sipas të dhënave paraprake nuk po likujdohen prej disa kohësh. Zyrtarisht nga klubi nuk konfirmohet që refuzimi I lojtarëve për të dalë në stërvitje ka arsye financiare.
Protesta në kampin bardhekuq, vjen në një kohë ndërprerjeje të kampionatit, dhe kur trajneri Shehi deklaroi se ekipi gjendej në formën e tij të mirë duke patur parasysh ecurinë në ngritje dhe renditjen në tabelë. Te Skënderbeu prej kohësh janë diskutuar edhe problemet financiare, në rrethanat që po kalon klubi korçar nga penalizimet.
U fol edhe se pati ulje rrogash për këtë edicion në kontratat e lidhura me futbollistët. Por vonesa në dhënien e rrogave që çon në protestë dhe bojkot lojtarët, hap një tjetër çështje në kampin e Skënderbeut.