John Bolton, këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë ndodhet në Turqi për vizitë. Nga njëra anë ai do të qetësojë Ankaranë, nga ana tjetër të mbrojë kurdët. Një mision i vështirë thotë eksperti Serhat Güvenc. John Bolton bërë të ditur, se Uashingtoni para tërheqjes së trupave kërkon garanci për kurdët që luftojnë në Siri.
“Ne mendojmë, se turqit nuk duhet të ndërmarrin operacione, të cilat SHBA nuk i mbështet dhe që nuk janë koordinuar me SHBA. SHBA nuk janë kundër që ushtria turke lufton kundër IS-it. Në të njëjtën kohë Uashingtoni do që aleatit të tij të mëparshëm të mos i shkaktohen dëme.
Në këtë pikë SHBA do të përpiqen që të marrin garanci nga Turqia. Kjo është pika e dobët, në këtë mes, sepse për Turqinë, veçanërisht në lindje të Eufratit nuk janë prioritare Siria apo IS-i. Turqia nëse lufton kundër IS-it duhet që të bëjë gjithçka që të shkatërrojë YPG-në. Nëse SHBA kërkon garanci në këtë pikë, kjo nuk ka për të qenë e lehtë. Për Donald Trump lufta kundër IS-it ka qenë parësore dhe ai ishte i lumtur që këtë detyrë mund t’ia delegonte Turqisë.
Izolimi i Iranit është për disa aktorë në Uashington shumë i rëndësishëm. Nuk ka dyshim që në këtë pikë ka pritshmëri ndaj Turqisë. Mendoj, se fillimisht po pritet, se deri në ç’masë Turqia mund të zëvendësojë trupat amerikane. Në mes të këtyre interesave është Irani, por edhe një vend tjetër, të cilin Turqia të paktën nga ana diplomatike nuk e ka shkelur. Turqia duhet të ridimensionojë marrëdhënien e saj me Iranin në një atmosferë konkurruese dhe të ngarkuar me konflikte. Prandaj negociatat me Ankaranë janë kaq të rëndësishme, ato mund të ndryshojnë dinamikën dhe ekuilibrin rajonal.