Gjysma e qarkut të Kukësit është bllokuar nga dëbora.
Ndërhyrja nga qeveria thuajse nuk ekziston, ndërsa shumë rrugë janë hapur nga vetë banorët.
Sipas të dhënave, në disa shkolla nuk është zhvilluar mësim, ndërsa mungon edhe energjia elektrike.
Njoftimi për situatën në zonën e Kukësit:
Qarku i Kukësit gjatë ditës së sotme nuk ka patur reshje bore në të gjithë territorin.
Sipas informacioneve të marra nga Firmat Kontraktore të akseve rrugore nacionale, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Rrugët ,urat: Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e temperaturave të ulëta për pasojë fenomeni i ngricave është prezent në të gjitha akset.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:
Në të gjitha akset rrugore nacionale qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.
Është punuar nga Firmat Kontraktore për hedhje kripe,hapje tombinash e pastrime gurëve e dherash.
Akset rrugore bashkiake:
Në përgjithësi akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht.
Bashkia Kukës:
Rrugët janë të pakalueshme në njësia Administrative Kalis, Bushtricë, Grykë-Çaj e Arrën.
Rrugët të kalueshme me vështirësi në njësia Administrative Ujmisht e Zapod.
Bashkitë Tropojë e Has, akset nacionale rrugore janë të qarkullueshme normalisht.
Rrugët janë të pakalueshme ne 6 fshatra te njësia Administrative: Lekbibaj Tropoje
Energjia elektrike:
Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në gjithë Qarkun.
Nuk janë furnizuar me energji elektrike njësia Administrative Arrën e njësia Administrative Kalis të Bashkisë Kukës të cilat furnizimin me energji e marrin nga Qarku i Dibrës.
Shkollat:
Në përgjithësi proçesi mësimor ka vazhduar normalisht.
Nuk është zhvilluar proçesi mësimor në Shkollën e fshatit Kalis njësia Administrative Kalis, Shkolla e Fshatit Fshat të njësia Administrative Grykë-Çaj, Shkolla e fshatit Arrën, njësia Administrative Arrën.