Studentët bllokojnë kryqëzimin te Piramida, tension mes tyre dhe shoferëve

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ndërsa kanë njoftuar se do të jenë në javën e fundit të protestës së tyre. Por kjo nuk i ka penguar studentët që të protestojnë, ata kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë aty ku do të qëndrojnë edhe ditën e sotme duke protestuar në pritje të plotësimit të 8 kërkesave të tyre.

Ndërsa janë nisur drejt godinës së kryeministrisë, ata janë ndalur për disa minuta duke bllokuar kryqëzimin pranë Piramidës, e duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Por me sa duket kjo ka sjellë tensione , mes njërit prej studentëve me megafon dhe disa shoferëve të cilët kanë kërkuar që t’u hapet rruga.

Bllokimio i rrugës në fakt ka sjellë një problem tek qytetarët duke sjellë dhe trafik të rënduar duke i penalizuar që të mbërrijnë në destinacion.

“Jemi për hall, hapni rrugën”, u janë drejtuar ata studentëve.

“Edhe ne për hall jemi”, i është përgjigjur studenti me megafon, ndërsa ka thënë se do të qëndrojnë për 10 minuta në shenjë proteste, e më pas do ta lirojnë rrugën, siç dhe kanë bërë.

Zjarr Tv Ad