Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dy nga emrat e listës së socialistëve, ndonëse jo fituese kanë marr detyra zëvendësministrash. Është fjala për Bora Muzhaqi, e cila emërohet zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Dallëndyshe Bici, që emërohet zëvendësministre e Mbrojtjes.
Ndërkohë, është liruar nga detyra Aspasjana Kongo, zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Kujtojmë se Bici, ka mbajtur në të shkuarën edhe detyrën e Drejtores së INUK, ndërkohë që Muzhaqi një prej emrave më të promovuar në listën e PS, ka punuar pranë Ministrisë së Financave.