Bordi i Transparencës për shitjen e produkteve ushqimore bazë është mbledhur sot dhe ka vendosur çmimet e produkteve. Mielli, vaji i lulediellit, sheqeri dhe orizi kokërrgjatë janë produktet e miratuara dhe do mbahen nën kontroll.
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte. Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.
Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:
101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
104 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
90 lekë/kg për miellin masiv