Boris Johnson kryeministri i ri i Britanisë

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Boris Johnson do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe, që pason në detyrë Tereza May.

Ai fitoi garën me rivalin e tij Jeremy Hunt, teksa prej kohësh shihej si favorit për të triumfuar në këtë garë. Johnson mori shumicën e votave të 160 mijë anëtarëve të Partisë Konservatore.

Menjëherë pas lajmit ka reaguar ish-kreu i qeverisë, Theresa May, e cila përgëzoi Johnson për fitoren.

Ajo kërkon bashkëpunim për të çuar përpara projektin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Edhe fushata e dy rivalëve u ndërtua pikërisht mbi artikulimet se si ata do të punonin për të nxjerrë vendin nga Unioni.

Ndryshe nga Hunt, që ka deklaruar se synon të sigurojë një Brexit me marrëveshje, Johnson ka thënë se kërkon që patjetër të largojë Britaninë nga BE-ja më 31 tetor, duke përfshirë mundësinë e largimit pa marrëveshje.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Zjarr Tv Ad