Bosi shqiptar kërcënonte sipërmarrësin Italian

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat italiane kanë zbardhur disa detaje të reja mbi akuzat ndaj shqiptarit Dhori Bibo 35 vjeç i arrestuar në janar të këtij viti gjatë një operacioni antidrogë mes Italisë e Spanjës. Për Prokurorinë e Firences, Dhori Bibo konsiderohet kapo i një grupi kriminal që importonte sasi të mëdha droge në Itali e që trafikohej kryesisht në  territorin e  provincave të Bolonjës e Firenzes.

Mediat lokale kanë zbardhur se ndaj bosit shqiptar të drogës rëndojnë akuza të reja si këcënim, zhvatje të dhunshme e mashtrim financiar në dëm të sipërmarrësit italian me inicialet G.D.M. Sipas mediave e në bazë të ngjarjeve të referuar gjatë vitit 2016, me anë të miqve të përbashkët, sipërmarrësi italian ishte njohur me Dhori Bibën, i cili i kishte huazuar me interes 20 % një shumë parash për të hapur një klinikë veterinare të specializuar.

Por me anë të kërcënimit me vdekje, shqiptari kërkonte çdo ditë e më shumë interes, madje i kishte kërkuar t’i jepte nje kuotë të apartamentit në pronësi të tij në Bolonja, si dhe të magazinonte në këtë banesë sasi droge. Gjatë operacionit të 25 janarit 2019, policia italiane sekuestroi në këtë apartament 125 bimë marijuanë.

Për të shpëtuar nga kërcënimi me jetë nga bosi shqiptar i drogës, sipërmarrësi tialian G.D.M ka rrëfyer për mediat italiane se vendosi të largohej nga Italia drejt Argjentinës për të nisur një jetë të re e të qetë.

Shqiptari Dhori Bibo, 35 vjeç është arrestuar gjatë operacionit të koduar “I shkolluar” i cili vuri në pranga 13 persona mes të cilëve dhe  shqiptarët Sokol Vukata, Hamit Xhumara, Dorian Bushati e Sokol Qirjaqi.

 

Zjarr Tv Ad