Dibër, zjarri aktiv në zonën pyjore të Zerqanit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon prej  pasdites së djeshme zjarri në zonën pyjore të Zerqanit në Dibër. Vatra e zjarrit është aktive dhe aktualisht. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Bulqizës, sektori i pyjeve në bashki, inspektoriati i pyjeve dhe banorët e zonës. Deri më tani janë përshkuar rreth 5 ha pyje dushku.

Po ashtu në territorin e bashkise Bulqizë ka pasur edhe një rast tjetër zjarri në ekonomine pyjore Ramnagorë në zonën e Gollobordës ku janë përshkuar rreth 31 ha dushqe.  Ky zjarr është izoluar plotësisht nga forcat zjarrfikëse që dje.

 

Zjarr Tv Ad