Bota e sportit me mendjen te ai, reagon për herë të parë ERIKSEN: Jam mirë…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bota e futbollit mbajti dje frymën, teksa Christian Eriksen për 18 minuta luftoi për jetën.

Fantazisti u rrëzua në fushë pas një arresti kardiak në sfidën e EURO 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës, ndërsa për fat ndihma e menjëhershme e mjekëve ishte vendimtare në stabilizimin e situatës.

Pas kësaj situate ka reaguar për herë të parë edhe vetë lojtari, që iu ka dërguar mesazh shokëve te Inter. Nga spitali, fantazisti 29 vjeçar ka treguar se është në gjendje të mirë dhe shpreson të kthehet sa më shpejt në fushë, duke qetësuar kështu fansat e futbollit që për disa çaste u shokuan dje pasdite.

“Jam mirë, shpresoj të kthehem shpejt”, tha shkurtimisht Eriksen për shokët e skuadrës së Inter.

Zjarr Tv Ad