Braçe i ashpër me ministren e Bujqësisë: Si e justifikojnë rrogën punonjësit e AZHBR-së? Çfarë bënë 22 ditë pa miratuar asnjë aplikim për naftën?

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS, Erion Braçe ka qene serish i ashper ne fjalen e tij ndaj ministres së Bujqësisë Frida Krifca, duke thene se AZHBR vonon aplikimet e fermereve per fondet per naften qe e kane jetike per prodhimet bujqesore.

Ai akuzoi punonjesit e AZHBR se 22 dite te muajit nuk miratojne asnje aplikim dhe ne 9 dite, miratojne 8 mije aplikime.

Me ndryshimet në buxhet tha Brace qeveria duhet të plotësojë me para skemën e mbështetjes buxhetore për gjithë aplikantet se janë njerëz në nevoje.

Ajo që më shqetëson mua ka të bëjë me efektivitetin e punës së zyrave të shtetit, ndaj thashë që skemat janë të ngadalta, burokratike e jashtë nevojës së bujqve për të prodhuar.

Përjashtuar naftën të gjitha detyrat e tjera janë detyrë e AZHBR-së, priste aplikimet ti shqyrtonte miratonte e paguante njerëzit.

Madje AZHBR ka hyrë dhe te nafta në një farë mase. Duke shtuar burokracinë për këtë produkt.

Mund ta di unë që cfarë bëjnë këta njerëz që 22 ditë rresht për naftën nuk kanë miratuar asnjë aplikim? Zero? E për 9 ditë miratuan 8 mijë aplikime njëherësh?

Si e justifikojnë rrogën këta pse nuk ka para mjaftueshëm?

Me këto numra nuk mjaftojnë paratë për të paguar të gjithë këta.

Mbështetja për naftë, janë 49 654 aplikime, ishin paguar 949 mln lekë, 65% të fondit që do të thotë edhe këtu nuk mjaftojnë paratë për të paguar gjithë aplikantët.

Insistoj se në VKM keni vendosur kritere e këta që kanë aplikuar kanë plotësuar kriteret.

Normale nëse me fton e më thua duhet të kesh mbi 100 kokë bagëti e i plotesoj kriteret, ti do më paguash.

Nevoja ketu lind është për më shumë para në këtë skemë, nëse ju s’ja dilni dot të keni në shumë para në këtë skemë për të plotësuar të paktën të gjithë këtë njerëz që kanë besuar te kriteret e vendosura ju që ishin përjashtuese për…si thatë 23 mijë krerë do paguani lopë? Por janë 300 mijë, pra VKM ishte përjashtues për shumicën por paguani këta që ju kanë besuar dhe kanë ardhur kanë aplikuar.

Kam një thirrje për shumicën e deputetëve me ndryshimet në buxhet që qeveria duhet të plotësojë me para skemën e mbështetjes buxhetore për gjithë aplikantet se janë njerëz në nevoje si ata që merren me lopë dhi e sera dhe bleta. Të gjithë e kanë vuajtur rritjen e cmimeve jo vetëm nga lufta por dhe abuzimi”, tha Brace.

Zjarr Tv Ad