Braçe ngre dyshime të forta: Kontrolloni “Bankers Petroleum”

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe debatoi sot me zv/ ministrin e Energjisë, Ilir Bejtja për kompanitë e mëdha që operojnë në Shqipëri. Mes të tjerash ai u ndal te “Bankers Petroleum”, kompania naftënxjerrëse në Marinzë.

Deputeti ngriti dyshime mbi marzhet e fitimit dhe e pyeti zv/ ministrin se kur është kontrolluar për herë të fundit.

Kur është bërë kontrolli i fundit, i Tatimeve dhe Doganës në Bankers?. Po kërkoj kontroll atje për të kuptuar sa kostot shtesë nga energjia. Dua sa janë të ardhurat e tyre. Duke përjashtuar çfarë bën dorovitje, bamirësi. Nuk dua bamirësi, por të ardhurat në buxhetin e shtetit.”,  kërkoi Braçe.

Bejtja hoqi përgjegjësinë duke e kaluar te Tatimet. “Çdo tre muaj, Albpetrol kontrollon Bankers. Nëse ju keni dyshime mund të bëni komision hetimor, tatimet janë fajtore nëse nuk kanë shkuar” tha ai.

Ajo që unë kërkova ka të bëjë me naftën bruto të prodhuar në vend. Raportet mes ndikimit të çmimit të ndikimit të energjisë, kostove me të ardhurat e tyre duhet bërë. Nuk duhet marrë me mend, por duhet bërë. Në bilanc.

Të paktën një apo dy apo tre operatorëve u kemi pranuar që nga 2004, që nuk realizojnë fitim. Deri tani me një ushtrim tjetër u kemi pranuar që janë pa fitim, që thjesht rrinë për qejf këtu, për sevap, për të bërë një shkollë.

Një rrugë Netës (Antoneta Dhima deputete në qarkun e Fierit), një rrugë tjetër një kryetare bashkie tjetër, për të bërë donacione, fishekzjarrë, por për të sjellë ndonjë kontribut në buxhetin e shtetit, ato nuk kanë.

Është mirë t’ju bëjmë një llogari tani që po përfitojnë. Për naftën që importohet vazhdoj të insistoj te tregu që kemi.”,  tha Braçe.

Zjarr Tv Ad