Nga Endrit Braimllari
Keqmenaxhimi i fondeve publike nepermjet aferes me te madhe korruptive ne vend ate te inceneratoreve, korrupsioni i larte, rritja e çmimit te karburantit dhe te shportes, falimentimi i fermerit vendas dhe largimi i te rinjve nga vendi jane pergjegjesia e drejtperdrejte e Rilindjes dhe Edi Rames.
Zemerimi dhe revolta popullore ndihet kudo ne çdo qytet te vendit.
Qytetaret jane ndergjegjesuar dhe kane filluar pjesmarrjen masive ne protesta dhe kudo. Revolta, zemerimi qytetar eshte ekonomia e cila rendon çdo dite familjen shqiptare.
Çmimet e larta, rrogat e ulta dhe kosto e larte e jetes ka çuar ne kufijte e mbijeteses familjet ne vend.
Qeveria si model ka vetem hajduterine, abuzimin, dhe jo politikat ndihmese per qytetaret ne nevoje.
Faturat e inceneratoreve vazhdojne te paguhen çdo dite, koncensionet klienteliste po ashtu, borxhi publik thellohet dhe qytetaret varferohen.
Eshte e qarte qe kjo nuk eshte qeveria qe mbeshtet qytetaret por qeveria e nje kaste te ngushte oligakesh qe i sherben regjimit dhe abuzojne ne emer te qytetareve.
Ndaj e vetmja rruge eshte bashkimi i çdo energjie popullore per te goditur kete sistem te kalbur, abuzues dhe korruptiv.