“Brava dhe Alibasha për ne nuk është opozitë”- PD e Bashës i përgjigjet deklaratave të “Rithemelimit”: Ata janë shkaku i përçarjes! E vetmja rrugë për të bashkëpunuar është..

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, i është përgjigjur deklaratës së bërë nga deputeti Flamur Noka në një konferencë për mediat ditën e sotme (11 janar), ku tha se për ta “Brava dhe Alibasha për ne nuk është opozitë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kulluri shprehet se sipas tij, këta qeë sot pretendojnë bashkim të opozitës, janë shkaku i përçarjes së saj.

Ndër të tjera ai shton se “çdo përpjekje e Foltores për të qenë “partizanët” e Ramës është e dështuar, pasi populli opozitar nuk ka nevojë për hallexhinj, por për drejtues moral të opozitarizmit”.

“E vetmja rrugë që kanë “opozitarët e rrugicave” për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike , është që të mbajnë qëndrim të qartë për personat e shpallur Non-Grata”, shkruan Kulluri.

Deklarata e plotë

Nisur nga deklarata e sotme e perfaqesuesve te Foltores, demokratet dhe opinioni publik duhet te dijne se :

1) Keta qe sot pretendojne bashkim te opozites jane shkaku i percarjes se saj;

2) Loja me perplasje ne Kuvend per te penguar reformen zgjedhore shkon kunder interesit publik per nje parlament te qytetareve dhe jo kryetareve;

3) Cdo perpjekje e Foltores per te qene “partizanet” e Rames eshte e deshtuar, pasi populli opozitar nuk ka nevoje per hallexhinj por per drejtues moral te opozitarizmit.

4) E vetmja rruge qe kane “opozitaret e rrugicave” per te bashkepunuar me Partine Demokratike , eshte qe te mbajne qendrim te qarte per personat e shpallur Non-Grata, duke u ndare perfundimisht nga ta. Kjo kerkon njerez te lire dhe me dinjitet.

Zjarr Tv Ad